Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

25/02/2026
Rama mbrohet: Rrugët u shembën edhe në Portugali

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet për shembjet dhe dëmtimet e disa segmenteve rrugore në vend, duke krahasuar situatën me atë që, sipas tij, ka ndodhur edhe në Portugali si pasojë e të njëjtave fenomene natyrore.

Në një reagim publik, në X Rama u shpreh se është çudi e madhe mënyra se si po trajtohet çështja në Shqipëri, ndërsa në vende të tjera evropiane, si Portugalia, sipas tij, nuk po ndodh i njëjti reagim politik dhe mediatik.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit”, u shpreh Rama me tone ironike.

Ai vijoi më tej duke ironizuar debatin publik në vend, teksa përmendi “700 tenxheret e flakta të mexhelisit mediatik”, që sipas tij, nuk kanë thirrur ekspertët për të “nxjerrë faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar”.

Opozita ka ngritur akuza ndaj Ramës për keqmenaxhim dhe korrupsion në projektet infrastrukturore, pas dëmtimeve të konstatuara në disa akse rrugore në vend. Nga ana tjetër, qeveria ka argumentuar se problematikat janë pasojë e kushteve të jashtëzakonshme atmosferike dhe fenomeneve natyrore.

Në fakt i njëjti shi ka rënë edhe në rrugët e ndërtuara para vitit 2014 në Shqipëri, por nuk u ka ndodhur si në Portugali. a.b

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.