Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbrojtja e Benet Becit kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca paraprake

24/02/2026
Benet Beci nën hetim nga SPAK për korrupsion, flet për gazetarët në Shkodër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse prej katër seancash radhazi në fazën paraprake të gjykimit nuk është paraqitur në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbrojtja e Benet Beci ka depozituar këtë të martë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Kjo kërkesë nënkupton pranimin e akteve të paraqitura nga prokuroria, pa kaluar në shqyrtimin e plotë gjyqësor dhe pa paraqitjen e kërkesave apo provave shtesë nga palët në proces. Në rast se gjykata e pranon dhe në përfundim Beci shpallet fajtor për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim, ai përfiton ulje të dënimit me një të tretën.

Seanca paraprake është shtyrë për në 17 mars, për shkak të largimit nga salla të avokatit të Adela Ruko, bashkëshortes së ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Ndërkohë, Adela Ruko si dhe të pandehurit e tjerë, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, nuk kanë dhënë ende qëndrimin e tyre lidhur me formën e gjykimit.

Sipas burimeve nga seanca, avokati Gentjan Rumano, i cili mbron Adelën Ruko, është larguar për shkak të angazhimit në një proces tjetër dhe është gjobitur me 100 mijë lekë të reja nga GJKKO. Ai është zëvendësuar përkohësisht nga një avokate e caktuar kryesisht. Mungesa e tij është bërë shkak për shtyrjen e procesit në të paktën dy raste. a.b

Po ndodh

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.