Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar njëzëri ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të miratuara në shtator 2025 vetëm me votat e shumicës së Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sipas arsyetimit të gjyqtarëve, shumica parlamentare ka kryer shkelje kushtetuese që lidhen me mosrespektimin e afateve proceduriale për miratimin e ndryshimeve, si edhe me afatet e njoftimit të seancës plenare.

Ndryshimet u ndërmorën në fillim të legjislaturës së re, ku PS riorganizoi strukturën e komisioneve të përhershme parlamentare, duke ndryshuar numrin e tyre — një lëvizje që opozita e konsideroi si dobësim të rolit të saj në Kuvend.

Një e pesta e deputetëve të opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e vendimit nr. 57, datë 16 shtator 2025. Këtë të hënë, Gjykata njoftoi pranimin e plotë të kërkesës dhe rrëzimin e ndryshimeve në Rregullore.

Me këtë vendimmarrje bie edhe Komisioni i posaçëm për Nisma Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ky komision ishte kthyer në një pikë përplasjeje mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, ndërsa mënyra e ngritjes së tij ishte krahasuar nga kritikët me “kontrollet punëtore” të periudhës komuniste.

Pak javë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte refuzuar një kërkesë të këtij komisioni për zhvillimin e një vizite inspektuese në ambientet e saj. Kreu i SPAK, Klodian Braho, argumentoi se kërkesa cenonte pavarësinë institucionale.

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.