Mirlinda Karçanaj
Drejtoresha e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në krye të institucionit është emëruar Igli Tafa, i cili do të ushtrojë funksionin e drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t.
Largimi i Karçanajt vjen në një kohë kur çështja ndaj saj po shqyrtohet nga organet e drejtësisë.
AKSHI është institucioni kyç përgjegjës për infrastrukturën dhe shërbimet digjitale të qeverisë, përfshirë platformën e–Albania dhe sistemet elektronike që përdoren nga administrata shtetërore. a.b




