Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga protesta e paralajmëruar e opozitës në orën 17.00, para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh të publikuar në rrjetin social X.
Në mesazhin e tij, Berisha e përshkruan këtë ditë si një moment vendimtar për opozitën dhe qytetarët, duke e cilësuar si ditën e përballjes dhe të triumfit ndaj asaj që ai e quan e keqja që ka mbërthyer vendin. Sipas tij, protesta përfaqëson “gjyqin” qytetar ndaj kryeministrit, të cilin e akuzon për lidhje me elementë kriminalë.
“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha. a.b





