Burgu i Durrësit
Arrestohet mjekja e IEVP Durrës, në vijim të hetimeve për arratisjen e Altin Ndocit.
Vijojnë arrestimet në lidhje me skandalin e arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci nga Burgu i Durrësit. Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, është arrestuar edhe Ylfete Sema, mjeke pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Arrestimi i saj vjen një ditë pas ndalimit të ish-drejtorit të burgut, Indrit Cërloj, i cili dyshohet për përfshirje direkte në këtë ngjarje. Burime nga hetimi bëjnë me dije se mjekja dyshohet se ka luajtur rol në procedurat që lidhen me nxjerrjen e Altin Ndocit nga institucioni, nën pretendimin e një vizite mjekësore.
Sipas verifikimeve të kryera nga organet hetimore, rezulton se Ndoci nuk ka kryer asnjë vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit, fakt që ka ngritur dyshime të forta për falsifikim dokumentacioni dhe shpërdorim detyre, me qëllim lehtësimin e arratisjes.a.b





