Kapet grabitësi shqiptar i hoteleve, tmerri i Triestes

Kapet grabitësi shqiptar i hoteleve, tmerri i Triestes

124
0
Shares

Armando Dervishi, hajduti I dyshuar

Dy shqiptarë njëri prej të cilëve u arrestua nga policia grabitën për disa kohë hotelet luksoze të populluara nga turistë në Trieste.

Fillimisht hajdutët merrnin nga recepsioni çelësat e dhomave të hotelit dhe më pas në pak minuta hynte dhe grabiste sendet me vlerë.

Armando Dervishi dhe është arrestuar nga policia italiane në flagrancë ndërkohë që po realizonte një vjedhje në hotel ndërsa tjetri është në kërkim.

Një punonjës i hotelit e kapi në befasi grabitësin dhe pas lajmërimit të policisë u bë i mundur arrestimi i tij.

Dervishi paraqiti para policisë dokumente false te nje shtetasi  rumun.

Karabinierët kanë dokumentuar grabitjet e kryera nga shqiptari nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY