Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Paniku moral prej demografisë

14/05/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sonila Meço

Nuk kisha ndeshur kurrë epitafin e një shoqërie.

As e kisha menduar se ç’mund të shkruhej në “gurin” e “prehjes” së një populli që fillon të numërojë më shumë arkivole sesa djepa gjersa INSTAT, me të dhëna zyrtare na dëshmoi se qysh nga ditët e qametit të pandemisë, në Shqipëri numri i vdekjeve ka tejkaluar atë të lindjeve.
Alarm historik për një komb që po shuhet biologjikisht, përveçse ekonomikisht dhe shpirtërisht, pa qenë në luftë, as etnike e as civile.

Nuk ka mallkim më të madh për një vend se kur njerëzit pushojnë së imagjinuari jetën aty. Kur humbet besimi se ia vlen të lindësh, të rrënjosësh, të ndërtosh të ardhmen këtu.

Po si nuk e dëgjova një pyetje bash për njeriun që ngroh ulëset e avionëve më shumë se karrigen në krye të punëve të këtij vendi se si ia doli ta zbrazë këtë vend më shumë se luftrat e pushtuesit, se si e lodhi kronikisht dhe ia mpaku dëshirën për vazhdimësi familjeve shqiptare?

INSTAT-i i vetë pushtetit sapo na tha se një komb në paqe nuk po shtohet më. Kam ditë që i përvidhem edhe rrjeteve sociale prej tmerrit të vetvrasjeve tek adoleshentët.

Pra Shqipëria jo vetëm po shpopullohet egër, por edhe po shuhet, ndërsa ne konsumojmë energjinë në tribalizma politike dhe mediatike.

Demografia dreqi ta hajë nuk është vetëm statistikë, por termometër psikologjik i shoqërisë, që para se të tkurret biologjikisht është drobitur shpirtërisht. Pa besim tek vazhdimësia, tek jeta që ia vlen të zgjatet, qoftë përmes lindjes së një fëmije, qoftë përmes dëshirës për të jetuar.

Një popull që nuk imagjinon dot veten në të ardhmen në tokë të vet. O Zot, a ka poshtërim më të madh për të?

E di se nuk shpëtojmë prej panikut moral. As nga statuset në rrjet, as vetëm nga ajo copëz hapësire lirie mendimi që ende disa njerëz e kultivojnë si një bimë në shkretëtirë.

Unë nuk u besoj zgjidhjeve klinike, sado që Shqipërinë e kanë shndërruar në çmendinë. Në rastin më të mirë po e quaj tragjikisht provinciale mënyrën se si një pjesë e elitës politike dhe mediatike zgjedh të zgërdhihet me njerëz e përpjekje që daljen nga kjo zbrazëtirë e gjejnë tek refuzimi i dalldisë shpopulluese.

Si aristokratët dekadentë të perandorive në rënie, qeshin e zgërdhihen në sallat e ndriçuara nga egot e sëmura, ndërsa qytet jashtë tyre shuhen. E sërish ky mallkim nuk mund të zgjasë pa fund. Atë epitaf mbi popull do ta zhdukë instinkti për dinjitet i disave.

Por ky ndoshta do të jetë epitafi më i rëndë i epokës rilindase 2.0, se mu në mes të rrënimit, elita e këtij vendi humbi edhe seriozitetin moral për ta ndier tragjedinë, degradimin dhe përqendrimin e pushtetit si një serial që nuk i përket më fatit të tyre. Sikur nuk po u bie edhe atyre mbi kokë.
Kjo po, të bën të gajasesh më shumë se podcastet e propagandës!

Po ndodh

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

Propozimi i PS, deri 20 bashki më pak. Mbyllen punimet e Komisionit për Reformën Territoriale

15/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 46/ Protestuesit: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe një Shqipëri të re

15/07/2026
Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

Debate në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kuçana dhe Hoxha kërkojnë rezolutë dhe proces transparent

15/07/2026
Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

Dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm, Noka dhe Korreshi në garë

15/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.