Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mërgim Mavraj: Pritja e organizuar në Tiranë nuk ishte e bukur

11/07/2016
Mërgim Mavraj: Pritja e organizuar në Tiranë nuk ishte e bukur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mërgim Mavraj është kthyer në stërvitje me skuadrën e Këlnit duke i dhënë fund pushimeve më para se sa mendohej, me dëshirën për t’u bërë gati për sezonin e ri. Në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën gjermane “Kicker” ai ka treguar eksperiencën e tij në Euro 2016, si i përjetoi ditët me përfaqësuesen dhe çfarë pret nga e ardhmja, si për kombëtaren, ashtu edhe në aspektin personal duke komentuar ndërkaq edhe lidhur me pritjen që organizoi qeveria në Tiranë kur kombëtarja u kthye nga Europiani.

Për paraqitjen në Europian

“Kemi ndjesi të përziera. Në njërën anë, në tejkaluam pritshmërinë e të gjithë bashkëkombësve tanë. Nga ana tjetër kishim mundësinë të merrnim diçka pas tre ndeshjeve. Por ne ia dolëm vetëm në një. Nga pikëpamja sportive, mund të thuash se kemi mbetur të zhgënjyer. Por si një vëzhgues neutral do të thosha: Ata kanë dhënë një përshtypje të mirë dhe kanë pastruar pak imazhin e përgjithshëm të shqiptarëve në Europë. Për tifozët tanë ishte diçka e jashtëzakonshme. Tani duhet ta kuptojmë mirë atë që kemi bërë. Do të na japë forcë në javët dhe muajt në vijim”.

Për fillimin e shpejtë të stërvitjes pas Europianit

“Siç kishim rënë dakord të gjithë, ishte caktuar data 4 korrik. Pas turneut ramë dakord që ishte më mirë që të ishim të pranishëm që në fillimin e kampit stërvitor me klubin. Mendoj se kaq pushime për mua ishin të mjaftueshme. Kisha aq sa i cilësoja të nevojshme”.

Për muajin e Ramazanit gjatë Europianit

“Kam agjëruar gjatë ditëve pa ndeshje, jo kur kishim ndeshje. Këto tre ditë do t’i zëvendësoj kur të jetë më freskët. Kjo sigurisht që është më e lodhshme dhe të dobëson. Këtë e kuptoj sot, por disa gjëra janë më të rëndësishme se futbolli”. Për pritjen në Shqipëri “I gjithë kombi ishte i entuziazmuar. Ajo pritje ishte paksa e përgatitur dhe festat e përgatitura zakonisht nuk janë aq të bukura sa ato spontanet. Pritja e organizuar nga shteti, nuk ishte edhe aq e bukur. Por në përgjithësi, kishim përshtypje të mira”.

“Është e vështirë të marrësh diçka nga turneu pasi kalon me shumë shpejtësi. Sigurisht që dëshiruam të realizonim objektivin, ai ishte që ribashkuam vendin. Vendi ynë ishte thuajse i ndarë në dekadat e fundit. Europiani ishte një eksperiencë që do të kujtohet përjetësisht. Ai kishte një kuptim të jashtëzakonshëm për ne. Ne, shqiptarët nga Maqedonia, nga Kosova, nga Shqipëria. Pjesa më e madhe kishim lindur jashtë. Pastaj vjen momenti dhe u bashkuam të gjithë, megjithëse kombet tona mbeten të ndarë. Kjo kishte shumë rëndësi. Kjo është çështje përjetësie. Kjo na jep shumë fuqi dhe i bën njerëzit krenarë. Por ka edhe gjëra të tjera të vogla. Kjo ka të bëjë me futbollin. Që jemi profesionistë. Këtë e kemi treguar dhe do të përfitojmë nga besimi që kemi për t’u përgatitur për të ardhmen”.

Për perspektivën e futbollit shqiptar

“Është e vështirë ta thuash tani. Kosovarët tashmë kanë edhe ata një ekip kombëtar. Kjo do të thotë që lojtarë nga Shqipëria e kanë derën e hapur për të ndërruar ekip. Brezi i ardhshëm, lojtarët e rinj, çfarë do të bëjnë ata? A do të vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë? Do të varet nga kjo gjë. Por edhe nga shumë faktorë të tjerë. Gjithashtu edhe mbi atë që do të bëjë federata. Nëse do të investohet pasi ka ende gjëra për t’u bërë, si krijimi i infrastrukturës dhe bazës së gjerë. Nëse do ta bëjnë tani apo jo, këtë nuk di ta them. Por nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, gjithçka do të mbetet rastësore”.

Për të ardhmen dhe zërat për interesim nga klube të tjera.

“Mua nuk më interesojnë, Në javët e fundit nuk e kam pasur mendjen te futbolli. Kur u ktheva në Gjermani, isha i lumtur që të lexoja përsëri për futbollin, të dëgjoja këto zëra. Por unë nuk kisha të bëja me këtë çështje, pasi nuk kam folur me askënd. Fokusi im është Këlni, asgjë tjetër nuk më ka interesuar më parë dhe nuk më intereson as tani”.Panoramasport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.