Ka zgjedhur të ironizojë, krahas denoncimit të tij për vjedhjen e bankës së radhës, ish-kryeministri Sali Berisha.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai shkruan midis të tjerave se, “Në Shqipëri vidhet me lehtë ditën për diell se sa në çdo orë të natës. Kjo sepse natën mund të ngatërrosh objektin!”
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Sot, ditën për diell grabitja bankare e radhës
Te dashur miq, sot, diten per diell, ne mes te Vlores bandat e Saje qorrit realizuan persosmerisht vjedhjen bankare te radhes. Policia njoftoi se sekuestroi kamerat. Keshtu qe kesaj radhe rrini te qete se nuk do te thote se hajdutet ishin nga Burreli apo Kosova si ne rastin e aeroporit por thjesht kamerat ishin jashte funksioni!!
Miq, sot ne Shqiperi vidhet me lehte diten per diell se sa ne cdo ore te nates. Kjo sepse naten mund te ngaterrosh objektin!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/