Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rrëzimi i Maduros është lajm i mirë edhe për shqiptarët, opozita të mobilizohet për largimin e “Ramaduros”

03/01/2026
Share on FacebookShare on Whatsapp

Berisha në një bisedë në rrjete sociale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot në një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke e cilësuar rrëzimin dhe arrestimin e presidentit Nicolás Maduro si një lajm shumë të mirë jo vetëm për popullin venezuelas, por edhe për shqiptarët. Sipas Berishës, këto ngjarje përbëjnë një inkurajim të fortë për opozitën shqiptare që të intensifikojë përpjekjet për largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e quan “klonin e Maduros”.

“Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë. Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të quajtur nga mediat Ramaduro”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se zhvillimet në Venezuelë duhet të shërbejnë si motivim për opozitën shqiptare që të përmbushë, sipas tij, detyrën historike për rrëzimin e një pushteti që “qëndron mbi votën e grabitur, lidhjet me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve”. Berisha përmendi gjithashtu protestat në Iran, duke uruar që edhe regjimi i ajatollahëve të ketë të njëjtin fat si Maduro.

Në një tjetër deklaratë, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij për korrupsion masiv, duke thënë se sot vjedhjet janë të dokumentuara “me firma dhe vula”. Ai e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një “farsë të vërtetë elektorale”, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2009, të cilat sipas tij dhe vlerësimeve të OSBE-ODIHR, përmbushën standardet kryesore të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Këto përbëjnë motive ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare që opozita shqiptare të mobilizohet me gjithë forcën për rrëzimin e këtij pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja”, deklaroi Berisha.

Lidhur me mënyrën e veprimit të opozitës, kreu i PD-së u shpreh se rrugë tjetër për largimin e qeverisë nuk ka, përveç protestës së vazhdueshme. “Protesta e vazhdueshme do të fillojë pa asnjë diskutim dhe është rruga e vetme për t’u ndarë nga ky regjim”, theksoi ai.

Berisha foli gjithashtu për idenë e krijimit të një qeverie teknike, duke sqaruar se ajo duhet të jetë një qeveri që besohet dhe mbështetet nga të gjitha palët politike. Në këtë kuadër, ai njoftoi se Partia Demokratike do të organizojë së shpejti një tryezë të përbashkët me forca të tjera politike dhe faktorë të shoqërisë shqiptare.

“Do të krijojmë një front sa më të gjerë të përbashkët në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës”, përfundoi Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj me padi të re në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e disa neneve ligjore

29/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

STERILIZIMI/ Akuzat për secilin nga zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar. Asnjë akuzë për korrupsion

SPAK dorëzon prova të reja në gjyqin ndaj Ilir Beqajt për dosjen “SASPAC”

29/04/2026
Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

Firmoset marrëveshja në Pashaliman: 2 anije për vete, të tjerat për miqtë

29/04/2026
Shpallen rezultatet zyrtare te primareve te PD ne 10 qarqe, sa vota siguroi secili nga garuesit

VENDIMI/ Partia Demokratike thërret me 30 maj Kuvendin Kombëtar, axhenda

29/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.