Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korea e Veriut dënon rrëmbimin e Maduros: Akt hegjemonist i SHBA

04/01/2026
Diktatori i Koresë po vuan nga një sëmundje që e rrënon shumë shpejt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koreja e Veriut ka reaguar ashpër ndaj kapjes së presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar këtë veprim si një “cenim të rëndë të sovranitetit kombëtar”.

Në një deklaratë të shpërndarë nga agjencia shtetërore KCNA, një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut theksoi se Pheniani “dënon fuqishëm aktin hegjemonist të SHBA-së të kryer ndaj Venezuelës”. Sipas tij, ngjarja përbën “një tjetër dëshmi të qartë të natyrës së egër dhe brutale të politikës amerikane”.

Autoritetet koreano-veriore, të cilat mbështesin prej vitesh regjimin socialist të Madurros në Karakas, e cilësuan largimin e presidentit venezuelian si një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, që sanksionojnë respektimin e sovranitetit, mosndërhyrjen dhe integritetin territorial të shteteve.

Ky reagim vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në Gadishullin Korean. Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut njoftuan se kishin zbuluar disa lëshime raketash balistike nga zona e kryeqytetit të Koresë së Veriut, rreth orës 07:50 të mëngjesit të së dielës, sipas kohës lokale.

Në javët e fundit, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka intensifikuar vizitat në objekte ushtarake dhe fabrika armësh, ka inspektuar një nëndetëse me energji bërthamore dhe ka mbikëqyrur teste të reja raketore, në prag të Kongresit të Nëntë të Partisë së Punëtorëve. Në këtë forum pritet të përcaktohen objektivat kryesore politike dhe strategjike të vendit për vitet e ardhshme.

Prej dekadash, Pheniani ka argumentuar se programet e tij bërthamore dhe raketore janë thelbësore si mjet parandalues ndaj asaj që e cilëson si përpjekje të vazhdueshme të Uashingtonit për ndryshim regjimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.