Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PERGJIMET/Bisedat e biznesmenëve: Takoje atë dyshin se më çmendi me SMS

12/07/2016
PERGJIMET/Bisedat e biznesmenëve: Takoje atë dyshin se më çmendi me SMS
Share on FacebookShare on Whatsapp

5 persona u arrestuan dje mes të cilëve nëndrejtori i burgjeve të Republikës dhe 4 biznesmenë. Sipas hetimeve biznesmenët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë një tender ushqimesh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për blerje vezësh dhe bulmeti me vlerë 226 milionë lekë nëpërmjet marrëveshjes mes tyre.

Për këtë tender ata do i paguanin 20 milionë lekë zëvendësdrejtorit Labi, i cili do të krijonte lehtësira në procedurat e tenderit.

Në vijim janë përgjimet të cilat janë publikuar pjesërisht nga organi i akuzës:

Përgjimi i parë para tenderit:

Më datë 25.05.2016 ora 10.22.06, shtetasi Iljaz Labin zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, një nga biznesmenët e arrestuar.

Iljazi e pyet: “Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burre i dheut, 1 vite”.

Shemsiu i përgjigjet se kishte qenë nga Jugu dhe nuk kishte patur mundësi të shkonte ta takonte.

Iljazi i thotë përsëri: “ Robi thotë nuk vijë dhe nuk vijë… Po të kam bërë njëzet mesazhe o burrë..”

Shemsiu i thotë se do shkonte atë ditë.

Iljazi i thotë: “ … Po nuk erdhe sotë, mos ajde fare, nuk të dua fare, po serdhe sotë..

Shemsiu i thotë se do shkonte patjetër.

Përgjimi i dytë pas tenderit:

Më datë 3.6.2016 ora 14.26.05, shtetasi Ylber Kalaja, një nga biznesmenët e arrestuar komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, gjithashtu i arrestuar.

Ylberi i thotë Shemsiut:

“Eee, po shko takoje një ccikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe. I thashë se i kam thenë Shemes të vijë të takojë, ka një jave, ska ardhur akoma i thashë unë…. I kam then Shemes, me ardhe me të taku..”.

Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy here dhe nuk e kishte gjetur.

Ylberi i thotë përseri: “… Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut…”.

Shemsiu e pyet: Po 1 apo?.

Ylberi i thotë: “ …Po 2, o burrë tani, se sjemi kalamaje, se s’dihet si merr puna o burre i dheut, te mbajme ekuliber o burre i dheut, po hajde e ulem nje cike ate, le te ulet o burre i dheut, se car do bejme me keto te tjerat a e kupton. A me kupton… Ne kemi mbajte ekuliber gjithe keto kohe, tani ta dhj… ne funde fare, kot. Me kupton?

Shemsiu i thotë: Mire po, spo na ngelet gje , e kupton. Tani po them une sic thoshe ti, tani ti spo thuaj gje…

Ylberi i thotë përsëri : “…b kemi bere vete kete menyre, a e kupton dhe ne sdo ta dhjesim tani ne funde fare, kote, a e kupton”.

Shemsiu bie dakord.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
EMRI/ Kush ishte 26-vjeçari që u qëllua për vdekje në Paskuqan

EMRI/ Kush ishte 26-vjeçari që u qëllua për vdekje në Paskuqan

08/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

Protestuesi para Kryeministrisë: Patronazhistët të mos provokojnë, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

Dita e 9 e protestës, mijëra qytetarë mbushin bulevardin para Kryeministrisë

08/06/2026
Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

Berisha: PD mbështet 5 kërkesat e protestës qytetare, Rama të japë dorëheqjen

08/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.