Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet e parakohshme në Kosovë me një rezultat mbi 50% dhe me shumë se dyfishi i partisë së dytë në renditje.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti është shumë pranë formimit të vetme të ekzekutivit të ri të Kosovës.
Me 87.52 për qind të vendvotimeve të numëruara, LVV kryeson bindshëm garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke siguruar 50.25 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.76 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.04 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pozicionohet më pas në renditje.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit një konsensus politik për krijimin e qeverisë së re, çka e detyroi vendin të hynte sërish në një proces zgjedhor. a.b





