EMRAT/ Punë ka po duhen profesionistë, dy policë arrestohen për kultivim kanabisi

EMRAT/ Punë ka po duhen profesionistë, dy policë arrestohen për kultivim kanabisi

90
0
Shares

Foto Ilustruese

Arrestohen dy efektivë policie në Pukë. Të arrestuarit janë Bib Kol Luka 48 vjeç Gjergj Mark Dodani 51 vjeç.
Arrestimet e dy policëve janë bërë nga SHÇBA pranë ministrisë së Brendshme, pasi akuzohen për kultivim narkotikësh dhe shpërdorim detyre.
Sipas burimeve policore, mësohet se inspektorët në komisariatin e Pukës raportuan të dhëna të rreme për kultivimin e bimëve narkotike.
Nga hetimet disa mujore të kryera ka rezultuar se në njësitë administrative Luf-Qerret dhe në Qelëz, kishte zona të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan në një aksion të policisë gjatë këtyre ditëve.
Dy punonjësit e policisë të arrestuar kishin relatuar të dhëna të rreme, ndërkohë që në aksionin e Policisë u asgjësuan mbi 21 mijë rrënjë bimësh kanabis sativa.
Në bazë të materialeve procedurale të dërguara nga SHÇBA, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka regjistruar procedimet penale në ngarkim të dy punonjësve të policisë Bib Luka, dhe Gjergj Dodani, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY