Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, as jep dorëheqje, as nuk shkarkohet

02/12/2025
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Çfarëdo vendimi të marrë Gjykata Kushtetuese në ditët e ardhme gjëja më e rëndësishme, dhe njëkohësisht më skandaloze, është që kemi Ballukun në ofiq: as jep dorëheqje e as shkarkohet nga KM Rama.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë: kemi raste plot të ministrave të dorëqur për shkaqe pa lidhje me detyrën (Sokol Nako, Ilir Rusmali, etj.) ose shkaqe të lidhur me detyrën (p. sh. dora vetë S. Tahiri). Në të tëra këto raste dorëheqjesh, me sa më kujtohet, ministri nuk ishte marrë i pandehur për një vepër penale (aq më pak për vepër penale gjatë të kryer në ushtrim të detyrës).
Një vëzhgues i thukët shkruante para pak ditësh se mos kemi të bëjmë me një brez politikanësh të rinj që kanë formim karakterial e politik më problematik se brezi që hyri në politikë në fillim të v90. Ai sillte si shembull Veliajn e Ballukun. Mund të shtohet Xhaçka e të tjerë. Ky nuk është problem i vogël.
Por me radhë: reagimi verbal i Veliajt mbasi i plasën skandalet ishte se “në këtë vend nuk t’a falin suksesin”. Reagimi i qytetarëve me dinjitet ishte protesta javore deri sa veproi gjyqësori. PS, nga i pari tek i fundit, nuk tha një fjalë se me këto horrllëqe që provon akuza nuk mund të mbahet posti i kryebashkiakut (fajësia/pafajësia sqarohen nga gjykata në fund të proçesit penal; nuk kanë lidhje, nuk ka sesi të kenë lidhje, me mbajtjen e postit).

Balluku nuk është e verbalisht e dhunshme ndaj magjistratëve si Veliaj por me shfaqjet publike të saj këto pesë javë është po aq e paturpshme. Edhe në rastin e saj askush në PS nuk flet se ajo mund të mbajë postin me këto që ndodhën e që dolën sheshit. Madje jo aty pak vetë me ligësi të heshtur vështrojnë Edi Ramën e pafuqishëm duke fëlliqur veten teksa firmos si avokat i ministres nën akuzë.
Për qytetarët me dinjitet opsionet janë dy: ose të protestojnë në bulevardin e ftohtë e me shi, ose të rehatohen si derr i kënaqur në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.