Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Filloi dhuna elektorale në arësim!

22/04/2017
ARTAN FUGA/Filloi dhuna elektorale në arësim!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më datën 22 prill, një ditë pushimi, ministrja e arsimit dhe sportit zonja Lindita Nikolla, mblodhi mësuesit në pallatin e kongreseve dhe paraqiti sipas saj bilancin e këtij katërvjeçari në arsim.
A mendon njeri se mund të kishte ndonjë mësues apo mësuese që mund të thoshte “nuk vij” në takimin zyrtar të organizuar nga zonja ministre? E pamundur! Pra, kemi një tubim ku audienca është e detyruar të marri pjesë.
Po të ishte ndonjë takim pune, nuk do të kishte asgjë jo normale. Por, duke dëgjuar e parë në televizon fjalimin e zonjës Nikolla, u dëshpërova, u trishtova, por nuk u zhgënjeva.
Ishte një takim elektoral i mirëfilltë. Nuk besoj se ndokush që mund të kishte ndonjë mendim të kundërt me të për çështjet dhe gjendjen e arsimit shqipttar mund ta merrte fjalën dhe ta kundërshtonte. Mësuesi në tubim të kund¨zrshtojë ministren?
Cili ishte thelbi i fjalimit të zonjës Nikolla?
E para ajo u duke se tha që secili të votojë lirsh¨^em në votimet e ardhshme. Por, kjo u shoqërua me mesazhin e prerë dhe kërkesën: Mos më lini vetëm në ato që kam bërë!
Thirrje e hapur elektorale drejtuar mësuesve të thirrur në një takim zyrtar me mësuesit e Shqipërisë!
Ja kjo është shkeelje e ligjit, kjo shkakton shkatërrimin e dinjitetit të qytetarit që thërritet me detyrim në takime të fshehura elektorale dhe të maskuara keq e shumë keq!
Zonja Nikolla nuk mungoi sikurse ka bërë këto katër vjet që të hedhi nga trubunat zyrtare edhe fyerje edhe ofendime ndaj kritikuesve të gjednjes ku ndodhet arsimi shqipttar sot, dhe për të cilën nuk është ajo se e ka pêrgjegjësinë e parë dhe të vetme.
Arsimi shqiptar ka njëzet vite që lëengon dhe këto katër vite e kanë përkeqësuar edhe më shumëe gjendjen e tij.
Minstrja ka përgjegjësitë e veta!
Nuk dëgjuam një gjë që nuk është bërë mirë, por vetëm vetëlavdërime dhe suksese, kur gjendja e arsimit shqiptar dhe edukimi i të rinjve është në gjendje të mjeruar.
Pretendoi se kemi një arsim të standardeve europiane për moshat nga tre deri në pesëmbëdhjet e kusur vjeç. Unë nuk dua të besoj se zonja Nikolla gënjen, por atë ose e gënjejnë, ose bashkëpuntorëet e saj nuk ja kanë haberin fare se çfarë është sot arsimi parauniversitar në Europë.
Nëse do ta dijë sesi dalin nxënësit nga ky arsim të vijë t’ja dëftejmë edhe ne në mënyrë po aq të përvuajtur sa edhe fjala e saj, poaq të prekur, por po aq me besimin se gjërat mund të ndreqen shumë shpejt nëse ka vullnet politik.
U përpoq që duke i bërë thirrje armatës së mësueve të mos e lërë vetëm atë, ta bëjë këtë armatë mësuesish përgjegjëse dhe bashkëpërgjegjëse me politikat në fuqi prej dekadash dhe të aplikuara edhe prej saj që e kanë shkatërruar shkollën shqiptare.
Të rinjtë, mësuesit, prindërit nuk meritojnë dhunë elektorale, propagandë të fshehur duke thirrur audienca me detyrim, retorikë boshe dhe lustrim të një gjendje që të gjithë me përjashtim të bashkëputorëve të zonjës Nikolla e dinë që është për t’u vajtuar. Dhe për këtë nuk e kanë fajin mësuesit, ata janë si nxënësit viktima të politikës.
Shembulli i sotëm në këtë krizë politike që ka mbërthyer vendin e që ka vendosur në dyshim mundësinë e zgjedhjeve të lira, provon në mënyrë krejt paradoksale se ja sesi abuzohet me pushtetin për të ushtruar dhunë elektorale mbi nxënësit, mësuesit, prindërit, duke inskenuar maskarada elektorale pa dobi shoqërore dhe madje edhe pa dobi elektorale.
Le ta kalojë edhe njëherë ligjin për arsimin e lartë në Kuvend dhe do të shohi se veç opozitës nuk do ta votojë më as LSI, as Libra, duke rrezikuar siç është shpallur publikisht të mbetet në pakicë.
Kurse, po të duhet të dalin parametrat e vërtetë të gjendjes të arsimit parauniversitar, le të hapet debati mbarëpopullor, sikurse fushata elekttorale do ta ketë rastin ta bëjë gjerësisht, thellësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.