Nga Ahmet Zani
Pushuesit e plazhit në Tale të Lezhës janë befasuar nga ajo çkanë përjetuar. Ujrat e kënetës pranë plazhit janë derdhur në det duke krijuar ndotje mjaft të rëndë. Ndonëse ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe numri i lartë i pushuesve që ndodhen në Tale do të përjetonin një situatë të pazakontë. Fryerja e kënetës nga ujrat e vaditjes, patjetër do të gjenin menyrën e shkarkimit nëpërmjet një eskavatori drejt dhe në det pranë pushuesve duke krijuar ndotje mjaft të madhe. Pushuesit janë befasuar nga kjo situatë e krijuar, dhe menjëherë janë larguar. Braktija e pushuesve ndodh nga papërgjegjësitë e autoriteteve vendore, duke larguar pushuesit, dhe ndotur bregdetin nga mbeturinat e grumbulluara në kënetë pranë plazhit, me prejardhje nga gjithë zonat. Ujrat e ndotura nga plehrat, ujrat e zeza, madje dhe kafshë të ngordhura kanë diktuar pushuesit, në momentin e shkarkimit në det, aty ku dhe ndodheshin pushuesit.
Kjo situatë mbetet problematike, dhe nga fakti se rrjedhja e ujrave të ndotura të kënetës do vijojnë për disa ditë nga kanali i hapur nga eskavatori mu në zemrën ku ndodhen pushuesit.
Strukturat vendore duhet të kenë vemendjen e jashtëzakonshme për krijimin e kushteve optimale pushuesve, ndërsa ndodhi që sipërfaqja e rërës dhe pjesa e ujrave detare pranë saj të ndoten nga shkarkimet e kënetës.
Fotot nga Mark Palaj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/