Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë me gol nga penalltia

09/09/2025
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë me gol nga penalltia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kombëtarja shqiptare ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Letonisë që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kuqezinjtë realizuan nga pika e bardhë në minutën e 24-të, duke kaluar në avantazh dhe duke ndezur entuziazmin e tifozëve.

Ky takim ka një rëndësi jetike për djemtë e Silvinjos, pasi çdo rezultat përveç fitores do ta komplikonte ndjeshëm rrugën drejt një prej dy vendeve të para në grup. Në rast tjetër, Shqipërisë do t’i duheshin mrekulli në sfidat e mbetura. Për këtë arsye, trajneri brazilian ka hedhur në fushë një formacion me theks të madh ofensiv.

Në krahasim me sfidën ndaj Gjibraltarit, Silvinjo ka bërë ndryshime të shumta, duke filluar nga porta me Strakoshën, ndërsa prapavija është rreshtuar me dyshen Gjimshiti–Ajeti në qendër, Mitajn në të majtë dhe Hysajn që ka ruajtur vendin në të djathtë. Në mesfushë është rikthyer treshja titullare Shehu–Asllani–Laçi. Në sulm, Bajrami është pozicionuar në të majtë, Broja në të djathtë, ndërsa Manaj titullar në qendër.

Takimi nisi me ritëm, ku Shqipëria kërkoi herët epërsinë. Në minutat e para u evidentuan disa tentativa, si harkimi i Hysajt për Laçin që gjuajti me kokë, apo aksionet individuale të Brojës dhe Bajramit. Dominimi i kuqezinjve u shpërblye në minutën e 24-të, kur pas një faulli në zonë, arbitri akordoi penallti që u kthye në gol.

Formacionet zyrtare:

  • Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj. Trajner: Silvinjo
  • Letonia: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits. Trajner: Paolo Nikolato. r.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.