Sot, është bërë e mundur gjetja dhe iu dorëzua familjarëve, Maksim Tarja, 65 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërsa ndodhej me pushime në Durrës, është zhdukur dje nga banesa.
Tarja kishte ardhur me familjen për të kaluar pushimet në Durrës dhe më datë 14. 07. 2016, rreth mesditës ishte larguar nga banesa.
Policia me të marrë njoftimin angazhoi të gjithë Efektivat duke mundësuar gjetjen e tij brenda 24 orëve.
Nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se Tarja vuan nga skleroza prej disa vitesh.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/