Foto Ilustruese
Një person në Radhimë ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lavazh pranë vendit të quajtur “Kanali i Varkave”, Radhimë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:25, kur 45-vjeçari me inicialet A. V., banues në Orikum, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai është transportuar menjëherë me ndihmën e autoambulancës në drejtim të Spitalit e Vlorës, por ka ndërruar jetë rrugës.
Grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje kreu veprimet e para hetimore për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/