Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tenderi 2.3 milionë euro te Arkivi, kompania fituese mashtroi, APP përjashton Adel Co një vit nga garat

13/07/2025
Tenderi 2.3 milionë euro te Arkivi, kompania fituese mashtroi, APP përjashton Adel Co një vit nga garat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Agjencisë së Prokurimeve Publike vrndosi të premten përjashtimin e Adel Co nga e drejta për fonde publike për një vit pas kallëzimit të bërë nga Kristalina.

Adel Co mashtroi duke fituar përmes vendimeve të paligjshme të KPP, një tender me fond limit 2.3 milionë euro i zhvilluar nga Drejtoria e Arkivave në shtator të vitit 2023.

“Me Vendimin Nr/51, datë 11/07/2025, APP ka vendosur të përjashtojë operatorin ekonomik “Adel Co”, me NIPT L22117021M,, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për (dymbëdhjetë) muaj, nga hyrja në fuqi e këtij vendimim,” thuhet në vendimin e APP.

Adel Co është një kompani, që në letra zotërohet nga Kliti Avdullari. Por Kristalina KH pretendon se zoti Avdullari është një zotërues fiktiv, pasi pronari real i Adel Co është biznesmeni Arjan Lleshi.

Historia

Tenderi u zhvillua me 4 shtator 2023 dhe pas ndjekjes korrekte të procedurave nga ana e Arkivit të Shtetit, fitues u shpall subjekti Kristalina KH.

Rezultati u ankimua nga një kompani konkurentë në tender, Adel co , që u kualifikua e treta në fazën e parë dhe më pas nuk fitoi.

Enti prokurues e rrëzoi ankesën e këtij subjekti në tetor të vitit 2023, duke vendosur mospranimin e pretendimeve të “Adel CO” shpk, ndaj “Kristalina KH”.

Por konkurenti, i mbetur i pakënaqur me atë cfarë vendosi drejtoria e Arkivit, e dërgoi më pas ankesën në Komisionin e Prokurimeve Publike (KPP).

Komisionit të Prokurimit Publik vendosi të anulojë tenderin dhe natyrisht edhe kualifikimin e “Kristalina KH” si fitues duke e  skualifikuar këtë operator ekonomik.

Ky vendim është ankimuar nga shoqëria Kristalina.KH shpk në Gjykatën e Apelit Administrativ e cila e rrëzoi vendimin e KPP duke i kërkuar drejtorisë së Arkivit të Shtetit vijimin e procedurës ku kishte mbetur pra rishpalljen sërish të fituesit të tenderit Kristalina KH.

Historia në fakt duhej të përfundointe këtu pasi pas gjykatës së nivelit të dytë askush nuk e merr do të më fjalën për të gjykuar. Ajo është e fundit.

Por këtu nis cudia.

Saga për të grabitur tenderin me cdo kusht

Arkivi respekton vendimin e Apelit Administrativ dhe shpall fituesin, por fill më pas e njëjta kompani që bëri ankesën e parë depoziton sërish ankesën kësaj here shoqëruar edhe më një padi që ajo kompani pra “Adel co” ka bërë në prokurorinë e Tiranës ndaj rivalit të saj në tender.  Arkivi shpall fituesin paraprak të procedurës së prokurimit objekt-ankimi në Sistemin e Prokurimit Elektronik, nga ku rezulton fitues operatori ekonomik “Kristalina KH” SHPK, ndërsa nëntë ditë më vonë , në fund të gushtit 2024, depozitohet ankesa e re.

Në këtë ankim kjo shoqëri ka paraqitur të njëjtat shkaqe si në ankimin e tyre të mëparshëm të shqyrtuar në vjeshtën e vitit 2023 nga ana e KPP dhe më pas nga Gjykata Administrative e Apelit në fillim të gushtit 2024.

Por kjo procedurë e mbyllur llogjikisht dhe ligjërisht nuk e step KPP i cili vendosi ta marrë në shqyrtim këtë ankesë dhe ta pranojë atë.

Kristalina e kallëzoi Jonaid Myzyrin dhe gjithë trupën e KPP në Prokurorinë e Posaçme.

Ish kreu i KPP tashmë është i pezulluar nga detyra dhe i marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për tenderin e mirëmbajtjes së rrugës së Shpalit.

SPAK ka mundësi të bashkojë çështjen e rrugës dhe atë të kutive të arkivave me akuzën për korrupsion të KPP dhe drejtuesit të tij Jonaid Myzyri.

Ndërkaq zyrat përgjegjëse duhet të marrin masat për të ndaluar vijimin e këtij skandali duke nxjerrë plotësisht nga procesi i ‘kutive të arkivit’ një kompani që mashtroi për të përfituar fonde publike. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.