Operacioni “Ulisse” (lloji i mikrobusit të përdorur për të kryer krime) i policisë së Cuneo ka shkatërruar një grup shqiptar grabitësish, të cilët kishin si fokus vjedhjet sidomos gjatë natës të dyqaneve, lokaleve të basteve dhe makinave të fatit, në krahinat e Cuneo dhe Torinos.
Tetë persona janë lënë në burg ndërsa një në arrest shtëpiak me akuza të ndryshme me njëri-tjetrin.
Mbi bandën e shqiptarëve rëndojnë akuza për 40 raste vjedhjesh me thyerje, dy grabitje dhe krime të tjera të kryera në periudhën mes dhjetorit të vitit 2014 dhe prillit të vitit 2016. Grabitje që kanë shkaktuar një dëm rreth 200 mije euro.
Hetimet e autoriteteve italiane nisën në mes të vitit 2014 dhe 2015, kur, në provincën e Cuneo, u regjistruan një numër i madh dhe shqetësues i rasteve të vjedhjeve në lokale apo pika lojërash fati, por edhe vjedhje të ndryshme të karburantit (sidomos naftë) në dëm të fermerëve.
Në dy raste, në Fossano, në korrik 2015 dhe në shkurt të vitit 2016, banda e shqiptarëve gjatë sulmit hodhën gurë dhe tulla ndaj pronarëve, të cilët nxituan të shpëtonin dyqanet që po u grabiteshin.
Në disa raste kamerat e bizneseve të shënjestruara kanë regjistruar edhe rastet e grabitjeve të bandës së shqiptarëve.
Shqiptarët e arrestuar
Erald Muja, 29 vjeç,
Germando Ndoja, 22 vjeç,
Agron Qahajaj, 40 vjeç
Nelson Nersadja, 24 vjeç,
Edrit Plepi, 25 vjeç,
Kristian Mamica, 24 vjeç,
Valentina Ejlli, 29 vjeçe,
Elson Nesdadja, 24 vjeç,
Ernico Qahajaj – arrest shtëpie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/