Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama dhe Nigel Farage, polemikë për shqiptarët në Britani

29/06/2025
Rama dhe Nigel Farage, polemikë për shqiptarët në Britani
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi dhe tone të ashpra ndaj deklaratave të Nigel Farage mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshirjen e tyre në kriminalitet. Në një letër publike drejtuar Farage, Rama e fton ish-liderin e UKIP në Tiranë për një vizitë si “i ftuar nderi”, duke hedhur poshtë si “të pavërteta dhe djallëzore” pretendimet për një përfshirje masive të shqiptarëve në sistemin penal britanik.

“Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore,” shkruan Rama, duke përmendur një proverbë latine që i kujtonte gjyshja katolike. Ai akuzon Farage se po përdor statistika të shtrembëruara për të ushqyer një narrativë politike post-Brexit mbi emigracionin, dhe i kujton se “JU HUMBËT”, duke iu referuar shifrave zyrtare të emigracionit shqiptar në Britani.

Rama kritikon ashpër raportin e publikuar nga The Telegraph, i cili pretendonte se një në 50 shqiptarë ndodhej në burg në Britani. Ai thekson se edhe vetë gazeta ka pranuar se analiza e saj ishte e mangët dhe nuk përfshinte emigrantët e paligjshëm, ndërsa vlerësimet e sakta flasin për një komunitet shqiptar prej rreth 140 mijë personash në MB – çka do të thotë se përqindja e të burgosurve është shumë më e ulët nga sa pretendohet.

“Po, shifrat ndonjëherë mund të duken të mërzitshme – por janë gjithashtu kokëforta,” vijon Rama. Ai kërkon që debati të zhvendoset nga perceptimi tek faktet dhe ironizon: “Të sillesh me djallëzi është diçka që bie poshtë edhe nivelit tuaj të zakonshëm të retorikës.”

Kryeministri shqiptar thekson se emigrantët shqiptarë në Britani janë profesionistë, studentë, ndërtues dhe kontribuues në shoqëri, ndërsa bashkëpunimi mes qeverive ka sjellë ulje të ndjeshme të emigracionit të paligjshëm dhe rritje të bashkëpunimit për luftën ndaj krimit të organizuar.

Duke përmbyllur mesazhin, Rama i bën një ftesë publike Farage për të ardhur në Shqipëri:

“Pres me kënaqësi të ju mirëpres në Shqipëri, siç është premtuar, për të ndarë së bashku diell të bollshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta.”

Polemika u ndez pas një sërë reagimesh mediatike në Britani, ku figura të politikës së djathtë dhe media pro-Brexit kanë vënë në shënjestër komunitetin shqiptar, duke ngritur aludime për përfshirje të lartë në aktivitete të paligjshme – një qasje që kryeministri shqiptar e ka quajtur më herët “diskriminim dhe abuzim politik”.

Në fakt gjatë qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës rreth 1/3 e popullsisë shqiptare la vendin si shkak i politikave të gabuara ekonomike dhe korrupsionit të qeverisë së Ramës. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.