Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mesa duket përplasja ka qenë e fuqishme, pasi dy nga automjetet kanë përfunduar në trotuar.
Siç duket në foto transmetuar nga “joq” dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Mendohet se shkak i aksidentit është shpejtësia me të cilën kanë qenë duke udhëtuar automjetet, ndërsa nuk dihet saktësisht se cili nga drejtuesit e mjetit ka shkaktuar aksidentin e rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/