Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Afera 180 milion euro e energjisë”, Gazment Bardhi: Balluku u fsheh nga llogaridhënia në Kuvend – SPAK ka nisur hetimet

17/06/2025
Belinda i zë vrimat e ujit draft-tynelit të Murrizit. Tregon datën e përfundimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mosprezencës në Kuvend të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë shqyrtimit të një projektligji që, sipas tij, lidhej drejtpërdrejt me një aferë të rëndë në sektorin energjetik.

Bardhi e akuzon Ballukun se u “fsheh pas Taulantit” (duke iu referuar kreut të grupit socialist, Taulant Balla), për të shmangur përgjegjësinë politike dhe ligjore në lidhje me një vendimmarrje që, sipas tij, ka sjellë një dëm financiar prej rreth 180 milionë euro për buxhetin e shtetit.

“Zeqine Balluku u fsheh dje pas Taulantit nga llogaridhënia në Kuvend edhe pse ishte propozuesja e ligjit që kishim në rend dite dhe që prekte një sektor jetik për vendin”, deklaron Bardhi. “Fillimisht vendosi të fshihej pas KESH dhe OSHE, beteja që e nxorrën bllof dhe që konfirmuan zyrtarisht se SPAK ka nisur hetimet për aferën e shekullit”.

Sipas tij, dokumente zyrtare tregojnë se vetë Balluku, me firmë dhe vulë, ka urdhëruar që duke nisur nga viti 2023, gjithë volumi i energjisë së blerë në tregun vendas të prokurohet ekskluzivisht përmes bursës ALPEX, në përputhje me ligjin nr. 43/2015.

Megjithatë, Bardhi thotë se në shkelje të kësaj dispozite, është lejuar shitja më lirë dhe blerja më shtrenjtë jashtë bursës, duke krijuar favorizime për kompani private të lidhura me pushtetin, në dëm të interesit publik.

“Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike”, thekson Bardhi. “Ajo mund të fshihet përkohësisht, por nuk fshihet dot për gjatë”.

Ai kërkon nga SPAK që të hetojë këtë çështje me transparencë dhe pa përjashtime, duke shtuar se fundi i pandëshkueshmërisë duhet të jetë real dhe jo propagandë.e.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, emrat shkojnë për verifikim në SPAK

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.