SARANDE/Faturisti mban për vete paratë e Ujësjellësit

SARANDE/Faturisti mban për vete paratë e Ujësjellësit

52
0
Shares

Policia e Sarandës arreston Faturistin e një Ndërrmarrjeje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Arrestohet shtetasi Lefter Jani, 42 vjeç, banues në fshatin Aliko, Bashkia Finiq me detyrë, faturist.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pranë fshatit Aliko, për arsye se gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke qenë me detyrë Faturist në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Kanalizimeve Sarandë, ka marrë një sasi të konsiderueshme të ardhurash (para) të cilat i ka përfituar nga grumbullimi i debitorëve, duke mos i derdhur këto të fundit në arkën e ndërmarrjes por duke i përvetësuar për përfitime vetjake.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY