Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AMA, edukim mediatik me nxënësit, Krasniqi: Mbrojtja nga rreziqet virtuale nis nga mendimi kritik

14/06/2025
AMA, edukim mediatik me nxënësit, Krasniqi: Mbrojtja nga rreziqet virtuale nis nga mendimi kritik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Armela Krasniqi
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vijuar fushatën e edukimit medatik në qytetin e Durrësit, ku më shumë se 200 nxënës të gjimnazeve “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, kanë ndjekur një cikël videosh të përgatitura nga AMA, mbi fenomene të ndryshme negative dhe rreziqe që bota virutale fsheh.

Në këtë seancë të Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.

“Mos harroni, akti i parë, ai i të menduarit kritik, është thelbësor për të qenë të sigurtë në botën virtuale, ka thënë Krasniqi. “Ky edukimi mediatik që këmbëngulim ne të bëjmë është shumë më shumë se sa një gardh mbrojtës mes jush dhe rreziqeve të botës virtuale. Këto janë më shumë se vetëm një set rregullash që duhet ndjekur në mënyrë strikte. Kjo është një disiplinë dinamike dhe praktike, njësoj si lëndët që studioni në shkollë”, tha Krasniqi.

Në videot e shfaqura, prodhim i Autoritetit të Mediave Audiovizive në bashkëpunim me rregullatoritn turk, RTUK, nxënësit kanë ndjekur konkretisht informacione mbi rreziqet e njohura të mjediseve kibernetike dhe masat për të pasur sigurinë në rrjet; mediat sociale; reklamat online; ndarja e informacioneve personale për veten dhe familjen; rreziqet nga virueset dhe vjedhjet e informacionit etj. Është diskutuar për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, masat paraprake të mbrojtjes apo edhe llojet e të dhënave personale që nuk duhet të ndahen me të tjerët. Një temë e veçantë dhe e rëndësishme ka qenë gjuha e urrejtjes online në të gjitha format e shfaqjes së saj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.