Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LZHK: Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin zgjedhje, por vetëm votime – Kërkojmë një qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme

13/06/2025
EKREM SPAHIU/ Zgjedhjet politike në Kosovë – një leksion për shtetin amë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) ka reaguar sot me një deklaratë për mediat duke e cilësuar procesin e 11 majit si votime të manipuluara dhe jo zgjedhje të vërteta. Rezultatet e rinumërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – që deri më tani përfshin rreth 50% të qendrave të votimit – kanë hedhur dyshime serioze mbi legjitimitetin e zgjedhjeve dhe mund të çojnë deri në pavlefshmëri, deklaroi sot bashkëkryetari i LZHK, Ekrem Spahiu.

LZHK thekson se ka qenë i vetmi subjekt politik që ka bërë një analizë të plotë të procesit dhe ka marrë përgjegjësi për humbjen. Por, sipas saj, koha po i jep të drejtë për insistimin dyvjeçar mbi nevojën për një reformë zgjedhore të standardeve demokratike.

Në deklaratë theksohen katër kërkesa të hershme të LZHK që, nëse do ishin zbatuar, do kishin ndryshuar tërësisht rezultatin dhe bashkuar opozitën: Sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale – LZHK argumenton se sistemi aktual ka prodhuar pabarazi të theksuara në shpërndarjen e mandateve. PS ka fituar 9 mandate më shumë se sa do të duhej proporcionalisht, ndërsa partitë jashtë PS e PD kanë humbur 14 mandate; Lista plotësisht të hapura – Sipas LZHK, listat e pjesshme kanë diskriminuar kandidatë brenda të njëjtit subjekt dhe kanë ulur motivimin për të bërë fushatë; Votim dhe numërim elektronik – Partia thekson se procesi manual ka sjellë vonesa, lodhje të stafit zgjedhor, manipulime dhe kosto të lartë; Vota e diasporës – Pavarësisht 200 mijë votave të shqiptarëve jashtë vendit, këto vota nuk prodhuan asnjë mandat për shkak të shpërndarjes së tyre në 12 qarqe. LZHK kishte propozuar krijimin e një rajoni të veçantë për diasporën.

Sipas LZHK, pasojat e këtyre mangësive janë thelluar edhe më shumë nga abuzimi i infrastrukturës shtetërore nga ana e qeverisë, duke cenuar rëndë besimin tek procesi zgjedhor.

“Partia shpreh vendosmërinë për të vazhduar betejën në shërbim të demokracisë dhe propozon si rrugëzgjidhje urgjente: Mbledhjen e provave për manipulimin e zgjedhjeve dhe paraqitjen e tyre në KQZ dhe organizmat ndërkombëtare; Një analizë të thelluar për të identifikuar përgjegjësitë objektive brenda opozitës; Krijimin e një fronti opozitar të bashkuar për të kërkuar një qeveri kalimtare, që do të ketë mandat të kufizuar për ndryshime kushtetuese, rishikim të reformës territoriale, reformë zgjedhore, zgjedhje të parakohshme, theksoi Spahiu.

Në përfundim, LZHK deklaron gatishmërinë për të marrë pjesë aktive në këtë proces dhe shpreh bindjen se opozita do të ringrihet për të ndryshuar realitetin politik në Shqipëri. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.