Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta ish Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, themelues i institucioneve paralele

10/06/2025
Ndahet nga jeta ish Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, themelues i institucioneve paralele
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një prej figurave më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.

Bukoshi u shqua si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ishte ndër figurat kryesore në themelimin e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90. Pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991, ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe për afro një dekadë veproi nga Gjermania, duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për represionin serb në Kosovë.

I lindur në vitin 1947 në Suharekë, Bukoshi përfundoi studimet e mjekësisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1971 dhe u specializua në urologji në Prishtinë dhe Beograd më 1977. Më pas, ai vazhdoi edukimin në Gjermani, duke përfituar bursa prestigjioze si ajo e DAAD dhe e Senatit të Berlinit. Në vitin 1985, mbrojti doktoraturën në fushën e onkologjisë urologjike në Berlin.

Përveç karrierës si mjek dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ai pati një rol të rëndësishëm në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku shërbeu si sekretar i përgjithshëm.

Për shkak të angazhimit të tij politik, në vitin 1990 Bukoshi u dëbua me forcë nga Klinika e Prishtinës ku punonte si kirurg. Me krijimin e Qeverisë në ekzil, ai udhëhoqi rrjetin e donacioneve nga diaspora shqiptare, të njohur si “3 përqindëshi”, që bëri të mundur funksionimin e sistemit paralel të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë gjatë viteve më të vështira të okupimit.

Pas përfundimit të luftës, Bukoshi mori pjesë në negociatat e Rambouillet-së dhe më vonë drejtoi Unionin e Fondeve për Rindërtimin e Kosovës (UFORK), përmes të cilit u rindërtuan objekte arsimore, banesa dhe projekte kulturore.

Në periudhën e pasluftës, ai vijoi kontributin e tij në jetën institucionale të vendit si deputet, ministër i Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministër i Kosovës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në reformimin e sistemit shëndetësor dhe të mirëqenies sociale.

Dr. Bujar Bukoshi do të mbahet mend si një figurë e përkushtuar e rezistencës paqësore dhe e ndërtimit të shtetit të Kosovës, një urë mes mjekësisë, politikës dhe mërgatës shqiptare në Evropë. Vdekja e tij përfaqëson një humbje të madhe për jetën publike dhe historinë moderne të vendit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.