Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha, takime në Parlamentin Evropian, rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira

04/06/2025
Berisha, takime në Parlamentin Evropian, rruga drejt BE kalon nga zgjedhjet e lira
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dje, një delegacion i nivelit të lartë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari z. Sali Berisha, zhvilloi një takim me z. Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian nga Grupi ECR dhe pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme (AFET).

Gjatë takimit, z. Berisha paraqiti një panoramë të qartë dhe tronditëse mbi situatën dramatike të demokracisë në Shqipëri, me theks të veçantë tek zhvillimet para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Ai denoncoi përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se të gjithë liderët kryesorë të opozitës janë arrestuar, ndjekur penalisht apo përballen me akuza politike, në një klimë represive dhe të paprecedent për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Z. Berisha theksoi se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin vetëm një shkelje e thellë e parimeve demokratike dhe Kodit Zgjedhor, por një farsë e plotë elektorale, e zhvilluar nën kushte terrori politik, keqpërdorimi të institucioneve dhe ndërhyrjeje kriminale. Ai solli në vëmendje një sërë faktesh të dokumentuara që dëshmojnë një model sistematik manipulimi zgjedhor, përfshirë:
• Blerje masive votash përmes përdorimit të fondeve publike dhe kontratave të paligjshme;
• Aktivizimin e rrjetit të patronazhistëve të Partisë Socialiste dhe keqpërdorimin e të dhënave personale për presion elektoral;
• Infiltrimin e grupeve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor në mbi 10 qarqe dhe mbi 20 bashki, në mbështetje të rreth 30 kandidatëve të PS-së;
Z. Berisha denoncoi përpjekjet e Edi Ramës dhe Ministrit të Jashtëm Igli Hasani për të ndikuar në ndryshimin e raportit paraprak të misioneve ndërkombëtare veshguese nëpërmjet kërcenimit dhe presionet ndaj vezhguesve.
Nga ana e tij, eurodeputeti Rihards Kols u shpreh i mirëinformuar për zhvillimet në Shqipëri dhe shfaqi interes përndjekjen e problematikës të cilat kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë, si nëpërmjet pyetjeve për Komisioneret e KE ashtu edhe ngritjes së një misioni faktmbledhës (fact-finding mission) në Shqipëri për të vlerësuar drejtpërdrejt situatën në shqipëri.
Në takim u theksua se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk mund të ecë përpara pa rikthimin e standardeve demokratike, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe ndarjen e pushteteve si themel i një sistemi funksional demokratik. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.