Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: PPE do dërgojë një mision faktmbledhës sepse kartelet shqiptare paraqesin rrezik madhor për Europën

03/06/2025
Berisha: PPE do dërgojë një mision faktmbledhës sepse  kartelet shqiptare paraqesin rrezik madhor për Europën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha se PPE do dërgojë një mision faktmbledhës sepse kartelet shqiptare paraqesin rrezik madhor për Europën. U dënua farsa elektorale në çdo aspekt, tha Berisha nga Brukseli.

Pyetje: Zoti Berisha, çfarë do të thotë një mision faktmbledhës nga Partitë Popullore Europiane?

Sali Berisha: Së pari, kjo ishte një ditë intensive takimesh të shumta me personalitete që kanë fokus dhe interesa direkti për zhvillimet në rajonin tonë dhe në Shqipëri. Dhe paraqitëm para tyre të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të 11 Majit, dirigjimin e kësaj farse nga narkodiktatori i vendit, Edi Rama dhe përmasat e pjesëmarrjes në këtë farsë të narkoshtetit shqiptar.
Së dyti, siç mbase e pe dhe e dëgjove, gjeti mirëkuptim të plotë kërkesa jonë për dërgimin e misioni faktmbledhës pasi Shqipëria paraqet një rrezik madhor. Krimi shqiptar, kartelet e drogës të Shqipërisë paraqesin një rrezik madhor jo vetëm për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, për votën e tyre, por për rajonin dhe Europën si eksportues kryesor të drogave të forta që vijnë nga Lindja dhe nga Amerika Latine.
Shqiptarët duhet ta dinë se në këtë takim shumë të rëndësishëm, lidhur me kërkesat tona dhe farsën elektorale në Shqipëri, u shpreh presidenti i PPE, Manfred Veber, sekretarja Dolores Montserrat dhe diskutantë të tjerë, sekretari ekzekutiv i CDI, Antonio Isturiz Lopez.
Përveç këtyre, ne zhvilluam një seri takimesh me përfaqësues të partive kryesore, anëtare të PPE dhe programuam me ta bashkëveprime të përbashkëta për suksesin e përpjekjes sonë në luftën pa kompromis kundër narkoshtetit shqiptar.

Pyetje: Në fjalët tuaj ju thatë se keni shumë dokumente që vërtetojnë farsën elektorale të 11 Majit. Dorëzuat ndonjë dokument sot? Për çfarë i vendosët në dijeni përfaqësuesit e PPE?

Sali Berisha: Ne paraqitëm dokumente tek përfaqësuesit kryesorë, dhe vazhdojmë të paraqesim dokumente.
Ne gjithçka e kemi të bazuar në dokumente zyrtare të pakundërshtueshme.
Farsa elektorale e 11 Majit është më e shpifura që është zhvilluar në Europë që nga rënia e Perdes së Hekurt gjer sot.
Në këtë farsë, në disa aspekte, Edi Rama me 92 përqind të votave në qarkun e Fierit nga Diaspora, me 90 përqind të votave në Vlorë, i afrohej Asadit të Rusisë dhe tejkalon Putinin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë.

Pyetje: A mund thotë Sali Berisha se Partia Popullore Europiane është pika e tij më e fortë në arenën ndërkombëtare duke parë atë që ka ndodhur ditën e sotme?

Sali Berisha: Partia Popullore Europiane është mbështetësja më e fuqishme si institucion ndërkombëtar i PD dhe këtë ajo e dëshmoi me rezolutën e Valencias, me të cilën 10 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet, farsa elektorale e 11 Majit u dënua në të gjitha aspektet.
Dhe këtu i referuan edhe rezolutës së Valencias.
Pra, farsa elektorale ishte e paralajmëruar nga rezoluta e Valencias.
Natyrisht kjo është një betejë që vazhdon dhe ne në betejën tonë kundër narkoshtetit do mobilizojmë të gjithë potencialet që PPE disponon.
Për ta ditur shqiptarët, Edi Rama ka nisur me urgjencë pasi mori vesh praninë tonë këtu, 2 përfaqësues të narkoshtetit, njëri prej të cilëve është…

Pyetje: Ku e morët vesh këtë informacion zoti Berisha?

Sali Berisha: E mora këtë informacion, njëri prej të cilëve është pastori pa Bibël, që ka për Bibël, manifestin komunist, që nuk ka asgjë të përbashkët me një pastor, siç është Toni Gogu, dhe tjetri një Etjen Xhafaj, i cili vjen në mision për të larë mëkatet e tij, por do ikin me turp siç do vijnë.

Pyetje: Edhe një pyetje të fundit, pas rezolutës së miratuar nga një organizatë që ka 108 forca politike, a prisni një tjetër rezolutë të miratohet nga PPE pas 11 Majit?

Sali Berisha: Ne nuk paraqitëm këtu rezolutë pasi rezoluta ishte miratuar më 30 prill me të gjithë problemet që u konstatuan në zgjedhjet.
Por deklarata e presidentit të Partisë Popullore Europiane, sekretarit të përgjithshme të saj dhe të pranishmëve këtu ishin deklarata shumë të hidhura për narkoregjimin e Tiranës dhe mbështetje të plota për PD-në dhe popullin opozitar që votoi në kushte terrori dhe në kushte dhune të gjithanshme me 11 Maj.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.