SKANDALI NË GJYKATËN E LARTË/Gjykatësja Majlinda Andrea, 50 mijë euro për një...

SKANDALI NË GJYKATËN E LARTË/Gjykatësja Majlinda Andrea, 50 mijë euro për një proces gjyqësor

50
0
Shares

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të vendit, Majlinda Andrea dyshohet se ka marrë 50 mijë euro në këmbim të favorizimit të një procesi gjyqësor pronësie në këtë gjykatë.

Në aktin e korrupsionit është përfshirë edhe i shoqi, Odise Andrea, zyrtar i lartë e Kuvendit të Shqipërisë me detyrë këshilltar në komisionin e sigurisë në Kuvend.

Tre persona të tjerë u arrestuan sot nga policia me të njëtën akuzë korrupsion. Ata janë Petrat Dashi, Ilia Cabiri, Eleni Lino të cilët në mënyra të ndryshme kanë ofruar shumën prejj 50 mijë eurosh tek i shoqi i Majlindës.

Gjyqi është bërë më 12 korrik dhe ata kanë fituar cështjen.

Gjyqtarja Andrea dhe i shqoi Odisea janë larguar jashtë vendit ndërsa gjyqtarja është pezulluar nga detyra dhe i shoqi ka marrë masën e arrestit me burg kur të kapet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY