Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha publikon prova të reja për manipulimim e votës së diasporës. Disa mijëra vota më shumë në kuti se në lista

21/05/2025
Berisha publikon prova të reja për manipulimim e votës së diasporës. Disa mijëra vota më shumë në kuti se në lista
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot fakte të panjohura më parë në lidhje me votat e diasporës. E implikuar është edhe Posta Shqiptare, tha Berisha.

“Aq vulgar dhe aq banal, saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani, ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare, është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës.
Imagjinoni ju magazinat e Postës Shqiptare, se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi.
Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet dhe nuk do pranohet.
Për të ilustruar këto që them, kemi sjellë vetëm disa shembuj.
Kemi sjellë këtu disa shembuj, ku në Lezhë vota të numëruara janë 12.290, kurse të dërguara janë 11.872.
Kjo sepse ata që kanë plotësuar zarfet, ata nuk kanë pasur të ndalur, kanë tejkaluar edhe këtë të dhënë.
Këtu në Dibër, nga 7733 zarfe të numëruar, janë dërguar vetëm 7547 zarfe në total. Edhe këtu janë shtuar 200 zarfe për të ndihmuar partinë.
Në Durrës janë shtuar 560 zarfe më shumë.
Në Fier, 27.191 zarfe janë numëruar, në fakt kanë qenë gjithsej 26.212, pra pothuajse 1 mijë zarfe më shumë.
Në Kukës, 3003 zarfe, kanë gjithsej 2917 në total.
Në Shkodër, janë numëruar 13.959 zarfe, kanë qenë gjithsej 13.533 zarfe në total.
Në Tiranë, janë numëruar 43.773 zarfe nga 42.400 në total, pra 1300 më shumë.
E shihni pra që nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur, në postë, në magazinë apo kudo.
Tani kemi sjellë disa shembuj të votimit si në Korenë e Veriut ose si në vitet ’80 në Shqipëri, ku 97 përqind i ka PS, 3 përqind i ka ASHM.
Rikthehen rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri.
93.8 përqind, rezultat rus e quan këtë një demokrate e vendosur.
Tjetër.
28 vota me 371 vota, rreth 90 përqind. Këtu 16 vota me 272 vota, nuk ngopen patronazhistët, ata kanë një urrejtje të tmerrshme për armikun, për kundërshtarin, saqë nuk dinë se ç’bëjnë”, tha Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.