Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media gjermane për fitoren e Ramës: Rrezik për kursin evropian të vendit

14/05/2025
Media gjermane për fitoren e Ramës: Rrezik për kursin evropian të vendit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i ARD-së, “tagesschau”. Partia Demokratike u rendit e dyta. Kreu i saj, Sali Berisha flet për blerje votash nga qeveria që dy ditë para zgjedhjeve ofroi një amnisti të gjerë gjobash: 170.000 vetë lirohen nga detyrimi i gjobës.

Për Berishën kjo ishte një dhuratë zgjedhore. “Ju e keni ndjekur vetë, që dy netë para zgjedhjeve u falën gjoba në vlerë monetare 150 milionë euro. Ju mund t’i vlerësoni vetë këto zgjedhje”, shprehet Berisha që u bëri thirrje përkrahësve për protesta.

OSBE flet për kushte të pabarabarta

Kritika vijnë edhe nga vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim e Siguri në Europë, OSBE.  Sipas OSBE kushtet nuk ishin për të gjitha partitë të barabarta. Farah Karimi nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së thekson, se partia në pushtet ka përfituar gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke fituar kështu një bonus të palejueshëm që ia mundësonte pushteti.

Gjithashtu ka të dhëna se është ushtruar presion ndaj votuesve. Punonjësve të sektorit publik në veçanti iu bë presion për të votuar për partinë në pushtet. Gjithashtu ishte e vështirë për të gjithë votuesit që të merrnin informacione të pavarura nga mediat, thekson Karimi.

“Përqendrimi në sektorin e medias, minimi i diversitetit të burimeve të lajmeve dhe autocensurimi i gazetarëve, si dhe dominimi i dy partive më të mëdha në raportim, kufizoi mundësitë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar”, sipas Karimi.

“Rrezik për kursin europian të vendit”

Vëzhguesit zgjedhorë e kanë kritikuar edhe më parë Shqipërinë për injorimin e propozimeve të shumta për reformim demokratik të ligjir të saj zgjedhor. Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler i CDU sheh këtu një rrezik për kursin europian të vendit: “Ky vend nuk do t’i bashkohet Bashkimit Europian në gjendjen që është aktualisht. Por shumë mund të ndryshohet për mirë. Prandaj, unë rekomandoj fuqimisht që të gjitha palët t’i marrin seriozisht këto rekomandime”, tha Gahler./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokohet dhënia  e pasaportave deri më 4 janar

Shtetësia për ‘sportistë elitarë’, skandali që po pasuron zyrtarët, trafikantët dhe drejtuesit e Federatave

11/05/2026
Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

Toma, nga drejtor Kadastre tek ndertues i njohur në Shëngjin, mori leje për kullë

11/05/2026
“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.