Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

30/04/2025
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Si të vendosë Gjykata Europiane: po tha ajo që s’bëhet edhe ne s’e bëjmë; po tha bëhet ne do e bëjmë. Pak a shumë kështu foli  Edi Rama në Tiranë në mars 2023 në përfundim të mbledhjes Shqipëri/Bashkimi Europian (Këshilli i Stabilizim-Asociimit) në prani të z. Borrell, Përfaqsues i Lartë për Politikën e Jashtëme dhe z. Varhelyi, Komisioner për Zgjerimin.

Fjala ishte për “pasaportat e arta” ose dhenien e shtetësisë të huajve kundrejt pagesës ose investimeve.

1-Pasaportat e arta si burim problematik i parave

Rama prej disa vitesh ishte angazhuar në ketë projekt duke marrë pjesë në evenimente ndërkombëtare kushtuar “shtetësisë përmes investimit” si p.sh. në Londër në nëntor 2019 ku e quajti idenë si “rruga e duhur” (the right way) dhe “diçka që ne duhet t’a bëjmë”. Ai sqaroi se Komisioni Europian ishte kundra nismës por këtu Brukseli gabonte.

Pasaportat e arta asokohe praktikoheshin në tre shtete të BE-së: në Bullgari, Qipro e Maltë. Brukseli, me të drejtë, e shikonte këtë si një kanal ku mund të depërtonin persona të dyshimtë e të rrezikshëm nga vende të treta përfshi edhe shtete armiqsore. Këto pasaporta ishin një dritare për rreziqe lidhur me sigurinë kombëtare, larjen e parave e korrupsionin.

Në fakt në Bullgari e Qipro ku plasën skandale, përfshi edhe video me politikanë që merrnin zarfe kundrejt  premtimit për pasaportë, demarshet e Brukselit çuan në mbylljen me ligj të këtij programi. Vetëm kryeministri maltez Muscat (Partia Laburiste) i cili e filloi ketë skemë në vitin 2014 i rezistoi Brukselit në emër “të sovranitetit e të interesit të popullit maltez”. Kjo rezistencë vazhdoi edhe mbas skandaleve me rryshfete, edhe mbasi Muscat dha dorëheqjen kur u provua përfshirja e qeverisë së tij në vrasjen e një gazetareje investigative. Kryeministri vijues Abela, i cili rezultoi se përfitonte personalisht përmes qeradhënies së banesës nga disa aplikantë rusë për shtetësi, vazhdoi po atë linjë.  Komisioni Europian u detyrua të padisë Maltën për shkelje të traktateve dhe abuzim me “qytetarinë europiane”. Në fakt Malta nuk jepte thjesht një pasaportë malteze por duke qenë anëtare e BE dhe e Zonës Schengen i ofronte çdo neomaltezi mundësi e privilegje në mbarë Europën.

Në Shqipëri Rama u detyrua të jepte deklaratën e mësipëme (mars 2023) por qeveria miratoi legjislacionin e plotë për shitjen e pasaportave përfshi edhe ngritjen e një agjence të posaçme në Ministrinë e Brendëshme dhe mundësinë që, precedent global ky, seleksionimi i aplikantëve të kryhej nga një kompani koncesionare (PPP). Pasaporta shqiptare nuk i kishte të tëra cilësitë e asaj malteze por ajo siguronte lëvizjen e lirë në Europë.

2-Verdikti i gjykatës kundër pasaportave të arta

Sot (29 prill) Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian mori vendim kundra Maltës e pasaportave të arta duke shënuar se përftimi i shtetësisë së BE-së nuk mund të rezultojë nga një transaksion tregtar. Një “komercializim” i tillë i shtetësisë është i papajtueshëm me konceptin bazë të shtetësisë së BE-së, siç përcaktohet nga traktatet. Ai shkel parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe rrezikon besimin e ndërsjellë midis shteteve anëtare në lidhje me dhënien e shtetësisë së tyre.

Duke pranuar se shtetet anëtare janë të lira të përcaktojnë kushtet sipas të cilave jepet shtetësia, gjykata vendosi se kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin e BE-së.mGjykata tha se shtetet anëtare nuk mund të japin shtetësi, dhe si rrjedhojë shtetësinë e BE-së, në këmbim të pagesave ose investimeve të paracaktuara. Shtetësia bazohet në “solidaritet, mirëbesim dhe reciprocitet të të drejtave e detyrimeve midis shtetit dhe qytetarëve të tij” dhe se skema e Maltës, e cila në fakt komercializon shtetësinë, është e papajtueshme me këto parime nënvizoi gjykata.

Vendimi i sotëm i pret rrugën Maltës por edhe çdo shteti anëtar në BE që të shesë shtetësinë. Siç e tha sot edhe opozita malteze pasportat tona “kanë vlerë por jo çmim”.

Vështirë se Rama do të reagojë ndaj këtij zhvillimi dhe do të shpjegojë se si e pse donte të përdorte apo të abuzonte një arritje të realizuar  tre vjet para se ai të bëhej Kryeministër. Është interesante të vëresh se një projekt problematik e me pasoja negative për vendin (dhe BE-në) nuk do e ndalnin dot opozita, shoqeria civile, media apo gjyqësori. Kësaj radhe ndihma erdhi nga Komisioni Europian. Interesi i BE-së fatmirësisht përputhej strikt me interesin e Shqipërisë. Ndryshe nga rastet e ndonjë zyrtari nga Brukseli që verbalisht mund të shprehet në përgjithësi pro shtetit ligjor e kundër korrupsionit abstrakt por me gjeste e të tjera sinjalizon simpati për regjimin autoritar e kleptokratik të Edi Ramës.

Gjithësesi faleminderit Komisionit edhe për kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.