SONILA MEÇO/ A mund të bëhet humor me genocidin ushqimor ndaj nesh?

SONILA MEÇO/ A mund të bëhet humor me genocidin ushqimor ndaj nesh?

73
0
Shares

Nga Sonila Meço (Marrë nga faqja e saj në Facebook)

Humor dhe batuta për salmonelën servirur masivisht pa kontroll?

Po mirë, qeshim, relativizojmë edhe mandarinat me pesticide të prodhuara tek ne, por të ndaluara në BE vite më parë e të kthyera me urgjencë nga Kroacia, si pjesë e planit për të garantuar vendet e BE-së nga lëndët kancerogjene. Ne le të na marrë lumi! Shpallim edhe konkursin “Batuta e vitit mbi genocidin pesticid dhe helmimin masiv me salmonelë”.

I fusim ca anekdoda edhe për sulmet toksike me fruta e perime “mbarsur” mirë me 7 pesticide të ndaluara si “chlorpyriphos, chlorfenapyr, chlorpyriphos methyl, linuron, dimethoate, myclobutanil dhe omethoate”, që shiten pa asnjë pengesë në farmacitë bujqësore. Për Agjensinë e Kontrollit Ushqimor që s’ka as turp, as njerzillëk e as kapacitete të testojnë e kontrollojne. Ia plasim të qeshurit edhe me idenë se analizat dalin pasi është shitur i gjithë produkti nga tregu.

Edhe një qyfyre rrjeti me mbetjet e rrezikshme, që bëjnë varavingo duke u rikthyer sërish tek ne, duke kaluar përmes territorit tonë e depozituar një Zot e di se ku e si. Duke helmuar ujra mbi e nëntokësorë, toka nga ku ushqehen bimësi e bagëti, që hamë e na ushqen. “E mo një status për gallatë duhet, se ç’kemi në dorë të bëjmë”,-vijon gjindja duke u zgërdhirë ndërsa fëmija përbri, me përtesë kafshon frutat e ha pulat e kontaminuara.

Dhe patjetër një gajasje pa teklif e meriton dhe kasaphana në Sharrë, ku në kufirin ndarës mes të ikurve e të gjallëve pluskon një re e padukshme kutërbuese nga mali i mbetjeve kapicë e të papërpunuara të një qyteti të marrë. Sikur u thotë banorëve: “të vdekurit i ngjalla, të gjallët i vdiqa fare”…nga kutërbimi i tmerrshëm, vrastar.

S’di si mund të relativizohet e qeshet me masakrat, që BIRN i ka pagëzuar drejtësisht “genocid”.
A guxon kush në Europë e botë të bëjë humor me genocidin si tek ne?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY