Partia e Lirisë do të marrë katër vende të sigurta në listat e koalicionit të djathtë, thanë burime jozyrtare nga PD.
Të sigurt në listë do të jenë Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho.
Marrëveshje deri më tani ka arritur edhe Agron Duka ose një përfaqësues i partisë së tij, dhe Fatmir Mediu për një vend në listën e mbyllur.
Negociatat ndërkohë vijojnë në selinë blu. Dakordësia nuk është arritur ende me Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Nard Ndokën e PDK. Idrizi këmbëngul për disa vende në listë, ndërsa Ndoka është me modest.
PDIU prej kohësh nuk ka performuar krah opozitës. a.b




