Gjermania u godit këtë mbrëmje nga një akt i rëndë terrorist që shkaktoi 2 të vdekur e 80 të plagosur në Magdeburg. Ngjarja ndodhi në tregun e Krishtlindjeve, ku një makinë ka hyrë me shpejtësi duke marrë përpara turmën e njerëzve.
Ngjarja ndodhi në orën 19:04 kur automjeti i përfshirë një “BMË”, me ngjyrë të errët fluturoi në drejtim të tregut të Krishtlindjeve duke hedhur njerëzit që godistenë drejtime të ndryshme.
Tregu i Krishtlindjeve u mbyll dhe është rrethuar nga forca të shumta policie dhe dhjetëra ambulanca, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të largohen nga qendra e qytetit.
“Për shkak të ngjarjeve aktuale, dëshirojmë t’ju këshillojmë të shmangni tregun e Krishtlindjeve. Ju lutemi lërini shërbimet e urgjencës të bëjnë punën e tyre dhe largohuni nga tregu në mënyrë të rregullt!”, thuhet në një njoftim.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ajo që ndodhi në Magdeburg ishte një akt terrorist. Gazeta gjermane sqaron se ka marrë konfirmim nga zëdhënësi i qeverisë rajonale të Saksoni-Anhalt, Matthias Schuppe .
Kryeministri i rajonit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff reagoi për ata që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke thënë se është ngjarje e tmerrshme.
“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani në ditët para Krishtlindjeve”, tha Haseloff, duke shtuar se ishte nisur me makinë drejt Magdeburg.
Autori i sulmit në Magdeburg të Gjermanisë është arrestuar vetëm pak minuta pasi me “BMË” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve.
Media gjermane thotë se agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit. Ai kishte shkuar në këtë vend në vitin 2006.
Raportohet ndërkohë se makina ka ecur për të paktën 400 metra në treg. Në mediat gjermane, dëshmitarët okularë thonë se makina e agresorit pasi ka kaluar barrierat ka marrë para disa familje, ndërsa drejtuesi ecte në mënyrë zigzag për të goditur sa më shumë njerëz.
Pamjet që po qarkullojnë tregojnë momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart lart dhe dorëzohet para forcave speciale gjermane duke u shtrirë në tokë.
Ëebsite i qytetit të Magdeburgut ka publikuar shifrat më të fundit të viktimave nga ku rezulton se aktualisht janë dy viktima të konfirmuara dhe 15 persona “të plagosur rëndë”. 37 persona të tjerë janë lënduar në masë të moderuar dhe 16 janë plagosur lehtë.
Aktualisht janë në aksion në Magdeburg 100 zjarrfikës me tre brigada profesionale dhe katër brigada vullnetare.
Siç raporton “Mitteldeutsche Zeitung”, qyteti i Halle ka shtuar masat e sigurisë për tregun e tij të Krishtlindjeve menjëherë pas sulmit. Spitalet e qytetit, rreth 80 kilometra larg, po përgatiten për të pritur të plagosurit. Kështu tha Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë për qytetin e Halle. r.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/