Ish bashkëshorti i Parashqevi Simakut rrëfen historinë e të birit me nënën....

Ish bashkëshorti i Parashqevi Simakut rrëfen historinë e të birit me nënën. Luka do ta takojë

392
0
Shares

Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel.

Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot, pas ndërmjetësimit të Elton Ilirjanit.

“Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonit, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe, ish/bashkëshorti i këngëtares Parashqevi Simaku.

Robert Nolfe rrëfeu në emision historinë e marrëdhënieve të Lukës me të emën.

”Qëndrova në komunikim me Lukën dhe një herë në dy vjet filloja dhe e bëja këtë bisedë, dhe erdhi në këtë situatë ku jemi tani. Jam i kënaqur që jemi në këtë pozicion dhe mendoj se ai është i hapur për mundësinë dhe them se do ishte në të mirë të të gjithëve që të takohen falë punë që ka bërë Eltoni. U trondita kur pashë videon dhe sa shumë u përhap dhe më erdhi mirë që ajo u tregua bashkëpunuese. Jam u rënduar, jam këtu për familjen time dhe të dashurit e mi dhe nuk ke jetoj jetën i frikësuar. Por jam i rënduar shpirtërisht. Uroj të kemi rezultat pozitiv”, tha ai.

Më tej Roberti shtoi se: Duket se keni bërë një kërkim të thellë, dhe pak a shumë gjithçka që keni thënë është e vërtetë. Nëse ajo e bëri zgjedhjen për të mos e takuar të birin, ajo ishte shumë idealiste, po flisni për një artiste ikonike, ishte shumë idealiste dhe ndoshta kjo ishte pika e saj e dobët dhe për të, ajo nuk është një person mesatar, ajo është shumë më e fortë, kur bëhet fjalë për diçka që beson u qëndron fort idealeve, ndoshta është veti e shqiptarëve, por negativiteti që po ndjej unë, për mua ka rëndësi që njerëzit e duan dhe e kërkojnë një kokë turku por nuk jam unë ky”, tha ai. top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY