Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë ndërsa shtrëngoi duart edhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
Nipi i Ismail Qemalit uroi që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë në vitet në vijim.
“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të bëja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, tha nipi i Ismail Qemalit për mediat.
Familja e Ismail Qemalit u persuktua dhe u harrua nga regjimi i Enver Hoxhës. Askush në Shqipëri nuk mësoi gjatë diktaturës se djemtë e Ismail Qemalit ishin gjallë dhebkurrë nuk u shfaqën në ditën e Flamurit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/