Ndahet nga jeta Sami Repishti, figurë e ndritur e diasporës shqiptaro-amerikane

Ndahet nga jeta Sami Repishti, figurë e ndritur e diasporës shqiptaro-amerikane

15
0
Shares

Mbylli sytë sot, në paqe, në shtrat, pa dhimbje, mëndje kthjellet, rrethuar nga familja, Prof. Sami Repishti (1925-2024), 99 vjeç, një nga zërat më të fuqishëm të kujtesës historike dhe një figurë e ndritur e diasporës shqiptaro-amerikane.

I lindur më 6 prill 1925 në Shkodër, Prof. Repishti vuajti burgjet dhe torturat çnjerëzore të regjimit komunist në Shqipëri, duke mbetur një simbol i rezistencës dhe i mbijetesës.

Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

Në kujtimet e tij shprehet se për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

Pas lirimit dhe arratisjes drejt lirisë, ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer akademike në SHBA, ku punoi pa u lodhur për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve në mbarë botën.

Librat e tij, si “Nën Hijen e Rozafës” dhe “Pika Loti,” janë thesarë të kujtesës kombëtare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY