Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Opozita përplasje me Gardën te Parlamenti, ulen këmbëkryq para shkallëve

31/10/2024
Opozita përplasje me Gardën te Parlamenti, ulen këmbëkryq para shkallëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën sot sërish me forcat e Gardës dhe më pas u ulën këmbëkryq para dyerve të Kuvendit.

Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani u përplasën me Gardën e cila kishte rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit përforcuar me gardh metalik.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të Ramës.

“A mund të pranohet kjo në Shqipërinë e vitit 2024, kjo sjellje ndaj opozitës. A mundet të pranojmë ne që Edi Rama të instalojë monizmin në vitin 2024. A mund të pranojmë ne, që Shqipëria të trajtohet si plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve?

A mund të pranojë opozita që Shqipëria të shpopullohet dhe skenarin e Vaso Çubrilloviç që nuk ka mundur ta zbatojë asnjë car serb, ta zbatojë vetë Edi Rama, një shqip folës.

A mund të pranojmë ne sot, që Shqipëria të qeveriset nga krimi i organizuar dhe jo nga vullneti i shqiptarëve?

A mund të pranojmë ne që një njeri të marrë të gjitha pushtetet dhe ta kthejë Shqipërinë në një feud personal të tij.

Fakti që sot, deputetja Elda Hoti me kallëzim të policisë, thërritet në Skapin e partisë, është domethënie e frikshme.

Çfarë tregon? Policia që drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës dhe nga një trafikant siç është Proda, nuk ka me ligj asnjë tagër të shkelë brenda oborrit dhe sallë së Kuvendit parlamentit. Brenda këtij territori është Garda e Republikës”, tha Noka.

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mosbindja civile, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit. a.b

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026
FOTO/ Peqin, furgoni i Postës përplaset me dy makina, bllokohet për disa minuta autostrada

KUKËS/ Aksident me vdekje në aksin Bicaj–Kukës, humb jetën një 64-vjeçar

19/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Dalin pamjet e burgut fantazmë të Recit në Koplik

‘Revoltë’ në burgun e EMRAT/ Reçit, të burgosurit sulmojnë policët

19/04/2026
Ish-ministri i Financave Malaj: Taksa e sheshtë 9%, e dështuar

Historia e Arben Malajt me Erion Veliajn: Skemë me oligarkë për të rrëmbyer toka

19/04/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

GRAMSH/ Humb jetën pranë Ujëvarës së Sotirës shoqëruesi i turistëve

19/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.