Policia goditi Edmond Spahon, deputeti tregon sulmin

Policia goditi Edmond Spahon, deputeti tregon sulmin

56
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, konfirmoi në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, se është dhunuar nga një polic civil gjatë protestës së sotme të opozitës, raportoi A2CNN.

“Rreth orës 19:20, policia vendosi të ndërhyjë dhe ta shpërndajë protestën, megjithëse i kishim komunikuar që kishim marrë leje për 3 orë. Kemi qenë paqësorë dhe i kemi lejuar të kalojnë të gjitha ambulancat, madje edhe makinat me civilë që kishin probleme shëndetësore. Kështu që, i thamë që të prisnin sa të shkonte ora, sipas asaj që kishim rënë dakord. Por, policia e kishte ndarë mendjen. Erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ata me skafandra dhe polic civilë me shumicë, të cilët na rrethuan dhe na sulmuan. Përballë kisha një polic civil dhe i thashë: “Mos më prek se jam deputet”. Ai sikur i thashë të kundërtën dhe menjëherë m’u hodh. Natyrisht, edhe unë iu ktheva se dy duar për një kokë janë. Nuk mund ta lija. Pastaj, ndërhynë njerëzit që e frenuan”, tha Spaho përmes një telefonatë në emisionin Debat të Alishanit.

“Aty kishte shumë kamera dhe është fare e thjeshtë për ta identifikuar atë bandit. Më ka çuditur agresiviteti i Policisë së Elbasanit. Kanë marrë në polici 21 veta”, shtoi Spaho, me tej. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY