Protesta e 30 e opozitës te bashkia e Tiranës, Veliaj ndryshon 12...

Protesta e 30 e opozitës te bashkia e Tiranës, Veliaj ndryshon 12 drejtorë, emrat e rinj. Këllici: Zëvëndësoi me hajdutë, hajdutët

25
0
Shares

Opozita ka protestuar edhe sot para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj pas skandalit me 5D dhe vjedhjeve përmes inceneratorit të Tiranës.

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike komentoi ndërkaq në fjalën e tij arritjet e protestave para bashkisë për gjithë këta muaj.

“Të nderuar qytetarë, duke e nisur me një falenderim për ju që në javën e 30-të nuk keni reshtuar së protestuari, dua të ju jap një lajm në raport me të gjithë atë baltë, llum apo tentative për të mbyllur këtë protestë, njërëz që kanë sulmuar pafund duke thënë se pse kjo prostestë ka nisur në verë, ka vazhduar në vjeshtë dhe dimër dua t’ju them që përveç se ka çuar në burg drejtorët e 5D, ka denigruar Erion Veliaj për atë që ai është në të vërtetë, kemi treguar se kjo godinë që formalisht quhet bashki, në fakt është fabrika e inceneratorit e cila sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në Shqipëri.

12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të tregut fruta-perime dhe Elton Kacidhen e UKT, që paguan një mal me lekë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës.

Po pse e ka bërë këtë, a mos ka vënë aty njerëz të nderuar? Jo! Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje.

Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota.

Ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë. Një hajdut i kapur me duart në xhepa nga qytetarët e Tiranës, që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolegët e tij.

Berisha sot në 298 ditë vazhdon të qendrojë i izoluar pa fakte e pa akuzë, për një vepër që ka kryer Rama, për ndërrimin e destinacionit të truallit që e ka kryer Rama, mbahet i izoluar, sepse ata thonë se ai ka qenë kryeministër dhe si kryeministër kishte fuqi ta ndalte padrejtësinë e Ramës”, tha Këllici para protestuesve.

Në vijim ai komentoi edhe dhunën e përdorur në arrestimin e ish Presidentit Ilir Meta ndërkohë kryetar i partisë së dytë më të madhe të opozitës.

“Në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione, ku nuk ka as vëmendje, meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja , për të mos u bërë lajm ndërsa ditën e hënë në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta. Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish-kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i njëjtë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë”, u shpreh Këlliçi.

Ndërsa protesta kishte filluar para bashkisë, kryetari i saj shkarkoi 12 drejtorë disa prej të cilëve në drejtori të rëndësishme. Ai ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Drejtorët e rinj:

UKT – Elda Muçi

Policia Bashkiake – Toni Beni

DPN2 – Piro Sinjari

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

AMK – Blerta Dardha

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY