Magazina e Voskopit, policia jep pamjet e punishtes se kanabisit

Magazina e Voskopit, policia jep pamjet e punishtes se kanabisit

26
0
Shares

7 persona u ndaluan, mes tyre 3 gra kur policia zbuloi një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.

Është arrestuar pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij, u shpall në kërkim 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit janë Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda, Redion Hamitaj.

Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

Sekuestrohen edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

“Policia pasi ka siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”;

G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

A. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe R. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, njoftoi policia e Korçës.

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY