Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi nga parlamenti shqiptar.
Fleckenstein duke falënderuar të gjithë palët që punuan për gjetjen e konsensusit, thekson se pas miratimit nis puna për zbatimin e ligjit.
“Zbatimi nuk do të jetë i lehtë, por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe me zgjimin e shoqërisë civile në Shqipëri, ndryshimi është i mundur”, shprehet Fleckenstein.
“Tani kolegët e mi në Parlamentin Evropian dhe unë, do t’i kërkojmë Këshillit Evropian që të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/