VLORË/ Skafi plastik shpohet në mes të detit, 2 peshkatarët shpëtohen nga...

VLORË/ Skafi plastik shpohet në mes të detit, 2 peshkatarët shpëtohen nga policia

27
0
Shares

Rrezikuan jetën pasi skafi i tyre plastik i peshkimit u fundos në det si pasojë e një defekti që pësoi gjatë lundrimit.

Policiq Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me shërbimet e Guardia di Finanza, shpëtuan dy peshkatarë amatorë që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe dërgohen për ndihmë mjekësore.

“Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në koordinim me Guardia di Finanza, ndërhynë menjëherë, duke mbërritur në zonën detare përballë petroliferës, ku ekuipazhi i një skafi plastik peshkimi kërkonte ndihmë, pasi mjeti i tyre lundrues u fundos si pasojë e një defekti gjatë lundrimit.

Falë ndërhyrjes në kohë, dy personat në bord u shpëtuan dhe u transportuan në mjetin lundrues të Guardia di Finanza, të cilët i shoqëruan në portin e Vlorës, ku më pas u transportuan në spital për ndihmë mjekësore , jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Vlorës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY