Protestë te Bashkia e Tiranës, nuk zbehet zemërimi i qytetarëve me Veliajn

Protestë te Bashkia e Tiranës, nuk zbehet zemërimi i qytetarëve me Veliajn

11
0
Shares

Një numër qytetarësh protestuan edhe sot tek bashkia e Tiranës ku kërkuan hetimin dhe largimin e kryetarit Erion Veliaj për skandalin e inceneratorëve dhe 5D.

Anëtarja e këshillit bashkiak, Ilda Zhulali tha se në mbledhjen e fundit të bashkisë së Tiranës, këshillltarët socialistë vendosën që familjet në nevojë të mernin si ndihmë sociale vetëm 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kryebashkiaku i tyre çon 2.4 milion euro në muaj tek një incinerator fantazëm që nuk ekziston.

“30 mijë lekë të vjetra ju japin ndihmës sociale 248 familjeve në Tiranë, ndërsa Zotos e Mërtiri e kanë çmimin 2.4 milion euro në muaj, e ndaj ne jemi sot këtu sepse jemi kundër këtij poshtërimi që i bëhet çdo qytetari te Tiranës.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të gjithë këshilltarët socialistë nxorrën nëpër rrjete sociale që shiko se ne kemi votuar për ndihmën sociale në Tiranë e opozita është kundër, por a e di se me çfarë krenohen këta? Se këta janë edhe primitivë!

Tani zgjedhjen bëjeni ju, sa kushton jeta juaj qytetarë të Tiranës sa kushton jeta e fëmijëve tuaj? 30 mijë lekë se aq jua ka vënë çmimin Erion Veliaj.

Ndërsa Zoto e Mërtiri e kanë çmimin 2.4 milion euro në muaj, e ndaj ne jemi sot këtu spese jemi kundër këtij poshtërimi që i bëhet çdo qytetari te Tiranës e ju të dashur policë keni zgjedhur ta shisni veten tuaj sepse aq para ju ka dhënë Veliaj, vetëm 30 mijë lekë”, tha Zhulali. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY