Këta janë 4 grabitësit gjeorgjianë të taksistit me 220 mijë euro në...

Këta janë 4 grabitësit gjeorgjianë të taksistit me 220 mijë euro në Bllok

120
0
Shares

Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e grabitjes së 220 mijë eurove që po transportoheshin nga një taksist.

Ngjarja ndodhi më 4 tetor në ish bllok në kryeqytet.

Grabitësit janë 4 gjeorgjianë: Levan Kiria, Tengiz Natchkebia, Noshrevani Kutalia dheYousuf Bozkurt.

“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë Levan Kiria, 30 vjeç, Tengiz Natchkebia, 36 vjeç, Noshrevani Kutalia, 30 vjeç, dhe Yousuf Bozkurt, 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje
”, njofton policia e Tiranës.

Gjeorgjianët kanë hyrë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut me një makine të marrë me qira ndërsa për vjedhjen ata kanë përdorur një motor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY